Naubat Khana

Naubat Khana e hyrjes së Chota Imambaras

Naubat Khana (në gjuhën hindi: नौबत ख़ाना, në gjuhën urdu: nastaliq - نوبت خانہ) ose Naqqar Khana (në gjuhën hindi: नक़्क़ार ख़ाना, në gjuhën urdu: nastaliq - نقّار خانہ) në arkitekturë është një term që shënon një ndwrtesë të vogël ose pavjon të hapur ose gjysëm të hapur, përgjithësisht të ngritur, që shërben për të luajtur muzikën gjatë ceremonive. Termi fjalë për fjalë do të thotë 'shtëpia e tamburëve', ku naqqar/naubat do të thotë 'tambur, tupan', ndërsa khana 'shtëpi'.[1] Ato janë ndërtesa karakteristike të Arkitekturës Mogule, pasi Perandoria Mogule e kishte zakon të përdorte muzikën për të sinjalizuar shumë nga praktikat rituale në pallatet e saj Mogul, kryesisht në Indi dhe Pakistan, ku janë ruajtur disa shembuj. Familja e Bismillah Khanit ka luajtur në shehnai (instrument frymor) për breza të tërë në naqqar khanat pranë pallateve dhe tempujve që u mundësonin të dëgjoheshin përgjatë gjithë zonës.

  1. ^ Verma, Richi (20 maj 2011). "One wall inside Red Fort to turn white". Times of India. Marrë më 10 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search